Pas vendimit të Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së, Kuvendi shqiptar miraton deklaratë të përbashkët

Pas vendimit të marrë dje nga gjykata e Hagës për ish-krerët e UÇK-së, të dënuar në total me 81 vite burg, Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një qëndrim të përbashkët.

Të lidhura

None found

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se asnjë aktgjykim nuk është në gjendje të ndryshojë historinë e një populli apo ta vendosë viktimën në të njëjtin pozicion me agresorin.

Në deklaratën e plotë, Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatë të thellë dhe kundërshtim të plotë ndaj vendimit, të cilin e vlerëson si thellësisht të padrejtë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Kuvendi rithekson se ekziston një e vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte si synim lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ajo ishte përpjekja e një populli për t’i dhënë fund dhunës, represionit dhe përndjekjes, si dhe për të fituar të drejtën për të jetuar i lirë në vendin e vet.

Sipas deklaratës, kjo luftë erdhi si reagim ndaj represionit të vazhdueshëm, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb.

UÇK-ja cilësohet si forca përcaktuese e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e procesit që e çoi vendin drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë. Kuvendi thekson se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk mund të ndahen nga kjo histori, nga përpjekja çlirimtare dhe nga rruga e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë.

Në qëndrimin e përbashkët nënvizohet se një aktgjykim nuk mund ta ndryshojë historinë e një populli, të mohojë natyrën çlirimtare të luftës së Kosovës, të barazojë viktimën me agresorin apo të zhvlerësojë sakrificën e UÇK-së.

Kuvendi shpreh gjithashtu shqetësim të madh për përdorimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit. Nderimet shtetërore dhe publike për persona të dënuar për krime lufte, si dhe lartësimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, mes tyre Ratko Mladiçi, konsiderohen cenim i kujtimit të viktimave, pengesë për pajtimin dhe shkelje e vlerave europiane.

Institucioni ligjvënës kundërshton çdo tentativë të Serbisë dhe Rusisë për ta përdorur politikisht këtë proces, për të minimizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të vënë në dyshim luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë shpreh solidaritet të plotë me Kosovën, qytetarët dhe institucionet e saj. Ai deklaron se qëndron gjithashtu pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si edhe familjeve të tyre.

Në deklaratë thuhet se bindja për pafajësinë e tyre mbetet e pandryshuar, njësoj si e vërteta historike se UÇK-ja zhvilloi luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Kuvendi vlerëson se ky aktgjykim nuk përbën përfundimin e procesit. Ai pret që të shfrytëzohen deri në fund të gjitha mjetet ligjore dhe shkallët e tjera të procedurës, duke siguruar zbatimin e plotë të standardeve të një procesi të rregullt juridik.

Kuvendi i Shqipërisë zotohet që, në çdo forum ndërkombëtar, të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, duke përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale të ushtruar gjatë luftës.

Po ashtu, ai angazhohet të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e përkushtimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, përcaktimin e përgjegjësive dhe garantimin e drejtësisë për të dëmtuarit.

Në fund, Kuvendi deklaron se do t’i bashkërendojë veprimet me Kuvendin e Kosovës. Njëkohësisht, u bën thirrje të dyja qeverive që të koordinojnë hapat e tyre, me synimin që kjo padrejtësi të korrigjohet përmes rrugëve institucionale.


Shtuar 17.09.2026 15:30

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis