Itali, ministrit të Arsimit i dërgohet zarf me plumb dhe kërcënime, Meloni: Akte frikacake që s’kanë vend në demokraci

Një zarf me një plumb dhe një letër që përmbante shprehje kërcënuese ka mbërritur në Ministrinë italiane të Arsimit, i adresuar për ministrin Giuseppe Valditara.

Të lidhura

None found

Dërgesa është dorëzuar në ministri gjatë ditëve të fundit, ndërsa rasti është denoncuar te Karabinierët më 16 shtator. Autoritetet italiane kanë hapur hetimet për të zbuluar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Pasi rasti u bë publik, Valditara mori mesazhe mbështetjeje nga përfaqësues të lartë të qeverisë dhe politikës në Itali.

Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu solidaritetin e saj dhe të ekzekutivit me ministrin, duke theksuar se plumbi dhe letra kërcënuese përbëjnë akte frikësimi që “nuk kanë vend në një demokraci”.

Edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm, Antonio Tajani, reagoi duke deklaruar se Valditara “nuk do të frikësohet”. Ai shtoi se kërcënimet dhe dhuna nuk do ta ndalin veprimtarinë e qeverisë.

Mbështetje për ministrin shprehu gjithashtu ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, i cili e përshkroi ngjarjen si një akt të papranueshëm frikësimi.

Në krah të Valditarës u pozicionuan edhe presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, si dhe kreu i Senatit, Ignazio La Russa.

La Russa u shpreh se shpreson që autoritetet kompetente t’i identifikojnë sa më shpejt personat përgjegjës për kërcënimin.


Shtuar 17.09.2026 12:07

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis