Gjatë mbledhjes së mbajtur më herët në Konferencën e Kryetarëve, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka bërë ironi me socialistët duke përmendur denoncimet që ka bërë Arben Ahmetaj ndaj qeverisë.
Në fjalën e tij, ai iu drejtohet socialistëve duke iu thënë se nëse e njohin Ahmetajn, ndërsa thekson se ai denoncoi AKSHI-n, tunelin e Llogarasë dhe tani ka nxjerrë përgjimet e Ron Yeffet.
Të lidhura
None found
Sipas tij, përgjimet tregojnë se Shqipëria, si një vend i NATO-s, ka humbur sigurinë kombëtare.
“Besoj secili këtu ka parë ndeshje futbolli do thoni ju ca lidhje ka. Sigurisht që ka, se ju merrni topin dhe ikni nga fusha por nuk mbaron këtu. Thoni vazhdoni lojën tani, e kam fjalën për Kushtetutën.
Arben Ahmetajn e mbani mend? E mbani e mbani. E keni patur nr dy të qeverisë, shumë prej jush kishit dëshirë ta takonit, ta kishit mik, por nuk ua varte. Pastaj kur u bë hasëm me Ramën, ai e çoi në fudn të rrjeshtit, por edhe ju ja morët hakun si tipa me karakter që nuk i flisnit asnjë.
Ai pati folur për AKSHI-n që doli gropa më e zezë megjithëse gropa ju keni shumë që tregoi si funksionon sistemi juaj i qeverisë. Pati folur për Tunelin e Llogarasë dhe atë tani e keni si gjyle nëpër këmbë.
Tani nxorri këto përgjimet e Ronit. Ai ishte nr 2, di si funksion e gjitha. Këto përgjime dëshmojnë se një vend i NATO-s si yni ka humbur sigurinë kombëtare, dhe paranë publike. Nëse më parë jua jep kriminelëve të brendshëm, tani jua jep atyre që janë jashtë. Po garë e madhe se bota është e pafund, ku dalim ne kështu”, ka thënë ai.
