EMRAT/ Jo vetëm Çekajn e Pjetrin, tentativa për arratisje nga 313 fundos edhe 3 të paraburgosur të tjerë

Prokuroria ka zgjeruar hetimet në lidhje me tentativën për arratisje të 2 të dënuarëve nga burg 313 në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se nën hetim janë vendosur edhe 3 të paraburgosur të cilët dyshohen se kishin dijeni mbi tentativën për arratisje.

Nën hetim janë vendosur të paraburgosurit: Dritan Sinani, Bekim Bulica dhe Elvis Fejzullahu për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Rikujtojmë se pak ditë më parë në burgun 313 në Tiranë, të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri me ndihmën e Lulëzim Çepeles I cili preu damarët, tentuan arratisjen.

Në përpjekje për t’u arratisur, të dënuarit janë konfrontuar edhe me gardianët ku sipas dëshmive nga brenda, Pjetri ka qëlluar me levë hekuri në kokë njërin gardian.

Gjatë seancës në gjykatë, Pjetri ka pranuar planin e arratisjes ndërsa Çekaj dhe Çepele kanë mohuar pjesmarrjen e tyre duke mohuar akuzat. /albeu.com/


Shtuar 12.08.2021 11:04