Besnik Tahiri: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është politik dhe i padrejtë

Besnik Tahiri, nënkryetar i Aleancës, ka reaguar ndaj aktgjykimit dënues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke vlerësuar se në këtë vendim është anashkaluar konteksti historik në të cilin u zhvillua lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Tahiri deklaroi se UÇK-ja nuk luftoi vetëm për pavarësi dhe liri, por edhe për ta mbrojtur popullin shqiptar nga dhuna, dëbimi dhe përpjekjet për zhdukjen e tij nga Kosova.

Ai kujtoi se lufta e UÇK-së kundër gjenocidit u zhvillua në një periudhë kur tragjedia e Bosnjës ishte ende e freskët. Sipas Tahirit, mospërfillja e këtij realiteti tregon se vendimi i Dhomave të Specializuara është politik dhe i padrejtë, e jo një akt drejtësie.

Tahiri theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet një pjesë e lavdishme e historisë së vendit dhe përfaqëson një përpjekje të drejtë për mbrojtjen e popullit, dinjitetit dhe lirisë.

Sipas tij, asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë këtë të vërtetë historike dhe as sakrificën e mijëra njerëzve.

Nënkryetari i Aleancës bëri të ditur se do të përkrahë gjithmonë çdo nismë që ka për synim lirimin e liderëve të UÇK-së, ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe vendosjen e drejtësisë së plotë.

Në përfundim të reagimit, Tahiri kërkoi që kjo padrejtësi të korrigjohet dhe e mbylli mesazhin me shprehjen: “Jo në emrin tim!”.


Shtuar 16.09.2026 20:38

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibom