Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë publik versionin e plotë të aktgjykimit të shpallur sot për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të lidhura
None found
Sipas konstatimeve të Trupit Gjykues, të katër të akuzuarit mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave.
Megjithatë, Trupi Gjykues i shpalli ata të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi Prokurori i Specializuar nuk arriti të dëshmonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ndaj një popullate civile ishte kryer një sulm i përhapur gjerësisht ose sistematik. Të akuzuarit u shpallën të pafajshëm edhe për disa incidente të tjera të cilësuara si krime lufte.
Për Hashim Thaçin u caktua dënimi prej 25 vjetësh burgim, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim. Në këto dënime është përfshirë edhe periudha e kaluar në paraburgim.
Aktgjykimi i plotë i Dhomave të Specializuara në Hagë gjendet në këtë adresë: https://www.scp-ks.org/sites/default/files/public/20260916-SummaryofJudgment-Thaci-et-al-ALB.pdf?fbclid=IwY2xjawUXY2xwZG9mBWV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMVFNTVJOOFJpZk9oVkxhd0NzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeHztJRg5nNn0LHUDPTuqlx1XHPt0Rgo6zZvfK6_MrLXN4afp93lpjXV4-o6U_aem_3LcRyhnPjoKh-_-KUDimdg
