Pas aktgjykimit që Gjykata Speciale dha ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht.
Të lidhura
None found
Ai e ka quajtur vendimin “tronditës” dhe ka vënë në dukje se bëhet fjalë vetëm për një aktgjykim të shkallës së parë, që ua lë të dënuarve të drejtën për t’u ankuar.
“Procesi juridik nuk ka përfunduar!”, ka shkruar Koci.
Në postimin e tij, Koci shkruan: “Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës! Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.”
Ai vijon: “Procesi juridik nuk ka përfunduar! Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz. Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës.”
