Panik në avionin Boeing 737 në Iran, dëmtime në kabinë pas ngritjes dhe ulje emergjente

Një incident shkaktoi panik në bordin e një Boeing 737 të kompanisë Sepehran Airlines, pak çaste pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti në Iran. Defekti solli dëmtime në pjesën e brendshme të kabinës.

Avioni po kryente fluturimin nga Mashhadi drejt Kermanshahut, por ekuipazhi u detyrua ta kthente në aeroportin e nisjes, ku kreu një ulje emergjente.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave lokale, gjendja e emergjencës u shpall pas një problemi në motor. Dyshohet se shkak për defektin ishte dëmtimi i një rrote.

Video të regjistruara brenda kabinës tregojnë momentet e frikës mes udhëtarëve. Pjesë të tavanit shkëputen dhe bien mbi pasagjerët, ndërsa gjatë incidentit hapen edhe dollapët e bagazheve.

Britmat e pasagjerëve dëgjohen në pamjet e publikuara, teksa ata përballen me situatën alarmuese gjatë fluturimit.

Megjithatë, Boeing 737 u rikthye pa probleme në aeroportin e Mashhadit. Deri tani nuk ka të dhëna të tjera për gjendjen e pasagjerëve dhe as për persona të lënduar.


Shtuar 15.09.2026 22:55

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis