Një ngjarje me armë zjarri në lagjen Fatih të Stambollit ka shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Zona konsiderohet ndër më të frekuentuarat nga turistët në metropolin turk.
Të lidhura
None found
Raportimet e mediave turke bëjnë të ditur se të shtënat pasuan një debat mes pronarit të dyqanit dhe një klienti. Sipas të dhënave paraprake, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, përplasja mund të ketë ndodhur në një pikë këmbimi valutor.
Një person është vënë në pranga nga policia në vendin e ngjarjes, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Agjencia private DHA publikoi pamje nga skena, ku një person duket teksa dërgohet me barelë drejt një ambulance.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivin e incidentit.
