Një i ri është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një garë të paligjshme me kuaj, të zhvilluar disa javë më parë në Palagonia, në zonën e Catanias. Aktiviteti u zhvillua nën shoqërinë e personave të armatosur.
Autoritetet dyshojnë se i arrestuari ka pasur në mënyrë të paligjshme një armë. Krahas kësaj, ndaj tij rëndon edhe dyshimi për lidhje me klanin mafioz Cappello-Bonaccorsi.
Të lidhura
None found
Gara u zhvillua në një rrugë publike dhe gjatë saj u dëgjuan të shtëna armësh. Pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë kuajt teksa vrapojnë, ndërsa disa persona të armatosur, të hipur në motoçikleta, i ndjekin dhe qëllojnë në ajër. Dyshohet se mes armëve të përdorura ka qenë edhe një kallashnikov.
