Edon Zhegrova në radarët e Comos dhe Atalantas për një largim të mundshëm nga Juventusi

Edon Zhegrova mund të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi në garë për të janë futur dy klube të Serie A.

Të lidhura

None found

Pas Atalantas, edhe Como ka shfaqur interesim për futbollistin kosovar, i cili te Juventusi nuk po aktivizohet rregullisht si titullar, raportojnë mediat italiane.

Të dyja skuadrat mund t’i propozojnë klubit torinez një huazim me mundësi blerjeje në përfundim të sezonit. Deri tani, megjithatë, nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes klubeve, ndërsa Zhegrova ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030.

27-vjeçari u transferua te Juventusi nga Lille në shtator të vitit 2025, për një shumë rreth 15.5 milionë euro. Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është 10 milionë euro.

Raportimet e publikuara në shtator bëjnë me dije se Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për ta shitur Zhegrovën. E njëjta shifër ishte përmendur edhe në gusht, kur Lazio po punonte për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e tij.

Me fanellën e Kombëtares së Kosovës, Zhegrova ka luajtur 46 ndeshje dhe ka realizuar pesë gola.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle