Bill Gates: Qeveritë në mbarë botën janë shumë prapa në zhvillimet e inteligjencës artificiale

Asnjë qeveri në botë nuk është e përgatitur për ndryshimet që inteligjenca artificiale do të sjellë në shoqëri, deklaroi bashkëthemeluesi i Microsoft dhe filantropi miliarder Bill Gates në një intervistë për Reuters, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga zhvillimi i kësaj teknologjie.

Gates, i cili deri vonë kishte një qasje më optimiste ndaj inteligjencës artificiale, ka ndryshuar qëndrim dhe ka paralajmëruar për kërcënimet ndaj vendeve të punës, rrezikun e sulmeve dhe varësinë nga shoqëruesit virtualë të bazuar në AI.

Të lidhura

None found

“Nuk mendoj se asnjë qeveri është as afër nivelit të përgatitjes që duhet të ketë për këtë çështje”, tha Gates.

Megjithatë, ai theksoi se inteligjenca artificiale ka potencial të madh për të ndihmuar njerëzit në vendet më të varfra, nëse teknologjia menaxhohet siç duhet dhe mundësia për ta përdorur atë shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Fondacioni që mban emrin e Gates, njoftoi të martën se planifikon të shpenzojë të paktën 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për zgjerimin e aksesit në inteligjencën artificiale.

Gates: Qeveritë janë shumë prapa

Gates tha se ka diskutuar shqetësimet e tij për AI me liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe ekipin e tij. Ai gjithashtu tha se synon të takohet me presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë këtij viti.

“Qeveritë janë shumë prapa në këtë çështje”, tha ai.

Pavarësisht shqetësimeve, Gates dhe fondacioni i tij shpresojnë që inteligjenca artificiale të ndihmojë në ngushtimin e hendekut mes vendeve dhe njerëzve më të pasur dhe atyre më të varfër, në vend që ta thellojë atë.

Plani prej 1 miliard dollarësh, pjesë e angazhimit të fondacionit për të shpenzuar rreth 9 miliardë dollarë në vit, do të financojë partnerë që punojnë në arsim, shëndetësi dhe bujqësi.

Fondacioni synon gjithashtu, të ndihmojë në krijimin e bazave të të dhënave mbi të cilat ndërtohet AI, përfshirë garantimin që modelet e mëdha gjuhësore të funksionojnë në të gjitha gjuhët që fliten në botë.

“Është e vështirë të mbivlerësohet potenciali i AI në shëndetësi”.

Gates vlerësoi veçanërisht potencialin e inteligjencës artificiale në sektorin e shëndetësisë.

“Për shëndetësinë, është e vështirë të mbivlerësohet potenciali”, tha ai, duke iu referuar mundësive që AI ofron për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë në terren, si dhe për zbulimin e barnave dhe vaksinave të reja.

Por ai paralajmëroi se qeveritë duhet të bashkëpunojnë, për të shmangur problemet që mund të sjellë teknologjia.

Gates e krahasoi ardhjen e inteligjencës artificiale me skenarët e filmave fantastiko-shkencorë, ku një kërcënim i jashtëzakonshëm detyron vendet rivale të bashkohen.

“Ka të gjitha llojet e filmave ku disa alienë vijnë dhe, në mënyrë magjike, SHBA-ja, Kina dhe të gjithë të tjerët bashkohen për të zgjidhur problemin. AI është disi si kjo inteligjencë aliene. Ajo është këtu dhe ne duhet të bëjmë atë që tregojnë këta filma”, tha Gates.

Skandali Epstein dhe reputacioni

Në qershor, Gates dëshmoi përpara Kongresit amerikan lidhur me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për vepra seksuale, i cili ka ndërruar jetë.

Gates, i cili nuk është akuzuar për ndonjë krim, ka deklaruar vazhdimisht se i vjen keq për lidhjen e tij me Epstein, të cilin ai kishte shpresuar se do të kontribuonte në financimin e projekteve për shëndetin global.

Sipas Gates, në vend të kësaj, Epstein tentoi ta shantazhonte për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore të miliarderit.

Një rishikim i jashtëm i fondacionit të Gates, i kryer pas publikimit të lidhjeve me Epstein, nuk gjeti prova për pagesa ndaj tij apo për përfshirje në aktivitete kriminale.

Pavarësisht kësaj, Gates tha se lidhjet me Epstein nuk kanë shkaktuar një goditje të rëndësishme reputacionale për të apo për fondacionin.

“Në aspektin e aksesit te liderët qeveritarë, apo të gatishmërisë së gazetarëve për të më intervistuar, nuk shoh ndonjë pakësim”, tha ai.

Gates shtoi se interesimi për ekspertizën e fondacionit në luftën kundër vdekjeve të fëmijëve dhe eliminimin e malaries nuk është ulur “as edhe një grimë”./ Reuters


Shtuar 15.09.2026 15:14

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom