Fusha e stërvitjes që ndodhet përpara stadiumit të klubit të kuq po merr formën përfundimtare, ndërsa punimet për infrastrukturën e stadiumit në kompleksin “Partizani” vijojnë me ritme premtuese.
Të lidhura
None found
Pamjet e siguruara tregojnë se impianti është pothuajse gati të presë lojtarët e drejtuar nga trajneri Florin Bratu. Investimi ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve dhe krijon një fushë me standarde më të larta për yjet e kuq gjatë përgatitjeve për ndeshjet zyrtare.
Projekti i stadiumit po financohet nga FSHF në bashkëpunim me klubin. Punimet për “Arena e Demave” pritet të mbyllen gjatë periudhës tetor-nëntor të këtij viti.
