Gjykata Speciale do ta transmetojë të mërkurën, me vetëm 10 minuta vonesë, seancën në të cilën do të shpallet aktgjykimi në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të lidhura
None found
Seanca do të jetë e hapur për publikun dhe transmetimi do të ofrohet në shqip, anglisht dhe serbisht. Këtë herë, sinjali do të përcillet më shpejt se zakonisht, pasi në seancat e mëparshme vonesa ishte 45 minuta, ndërsa tani do të bëhet vetëm kumtimi i verdiktit.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se personat për të cilët është rezervuar vend në galerinë publike, në qendrën e medias ose në dhomat e informimit, janë lajmëruar me postë elektronike për pjesëmarrjen e tyre në ambientet e gjykatës.
KP ka dërguar një ekip në Hagë, prej nga do t’i raportojë zhvillimet në kohë reale.
