Bill Gates paralajmëron për IA-në: Qeveritë e botës nuk janë të përgatitura për transformimet që po afrohen

Bill Gates deklaroi në një intervistë për Reuters se asnjë qeveri në botë nuk është realisht gati për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë mbi shoqërinë, duke paralajmëruar njëkohësisht për rreziqet që mund të shfaqen.

Të lidhura

None found

Bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili deri vonë shprehej me optimizëm për potencialin e kësaj teknologjie, tashmë ka një qëndrim më të rezervuar. Ai ka ngritur shqetësime për pasojat në tregun e punës, sulmet e mundshme dhe varësinë që mund të krijohet ndaj “shoqëruesve” dixhitalë të IA-së.

“Nuk mendoj se ndonjë qeveri po merret me këtë në masën që duhet të merret”, u shpreh Gates.

Sipas tij, autoritetet qeveritare kanë mbetur shumë pas zhvillimeve në këtë fushë dhe nuk po reagojnë në nivelin e nevojshëm.

Megjithatë, Gates vlerëson se Inteligjenca Artificiale mund të sjellë përfitime të mëdha për njerëzit në vendet më të varfra, nëse teknologjia zbatohet në mënyrën e duhur dhe përdorimi i saj bëhet i barabartë.

Fondacioni Gates bëri të ditur të martën se synon të investojë të paktën 1 miliard dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për të zgjeruar mundësitë e aksesit në Inteligjencën Artificiale.

Kjo shumë është pjesë e një strategjie më të gjerë të fondacionit, i cili ka deklaruar se do të shpenzojë rreth 9 miliardë dollarë në vit. Financimi i ri do t’u jepet partnerëve që zhvillojnë projekte në arsim, shëndetësi dhe bujqësi.

Një tjetër objektiv është ndërtimi i bazave të të dhënave mbi të cilat mbështetet IA-ja, përfshirë mundësimin që modelet e mëdha gjuhësore të përdoren në të gjitha gjuhët që fliten nga njerëzit.

Gates tha se shqetësimet për këtë teknologji i ka ndarë me drejtues të ndryshëm botërorë, mes tyre Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe ekipin e tij. Ai shtoi se synon të takohet me Presidentin Kinez Xi Jinping më vonë gjatë këtij viti.

Për sektorin e shëndetësisë, ai theksoi se potenciali i IA-së është jashtëzakonisht i madh, duke përmendur ndihmën për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, si dhe zbulimin e barnave dhe vaksinave të reja.

Megjithatë, Gates nënvizoi se qeveritë duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar probleme serioze. Për ta përshkruar situatën, ai e krahasoi shfaqjen e Inteligjencës Artificiale me skenarët e filmave katastrofikë.

“Ka të gjitha llojet e filmave ku vijnë alienët dhe, sikur me magji, SHBA-të, Kina dhe të gjithë të tjerët bashkohen për të zgjidhur problemin”, tha ai.

“IA është në një farë mënyre si kjo inteligjencë aliene. Ata janë këtu dhe ne më mirë të bëjmë atë që i shohim të bëjnë në këto filma”, shtoi Gates.

Pavarësisht paralajmërimeve të tij, Gates dhe fondacioni që mban emrin e tij besojnë se kjo teknologji mund të ndihmojë në zvogëlimin e diferencës mes shteteve të pasura dhe atyre të varfra, në vend që ta thellojë këtë hendek.

Në qershor, Gates dëshmoi para Kongresit lidhur me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein.

Ai nuk është akuzuar për ndonjë krim dhe ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se i vjen keq për lidhjen me Epstein. Gates ka thënë se shpresonte që përmes financuesit të siguronte donacione për kauza globale në fushën e shëndetësisë.

Sipas Gates, në vend të mbështetjes së tillë, Epstein tentoi ta shantazhonte duke përdorur të dhëna për marrëdhëniet e tij jashtëmartesore.

Kjo çështje bëri që Fondacioni Gates të kërkonte një auditim të pavarur. Hetimi nuk evidentoi pagesa për Epstein dhe as përfshirje në aktivitete kriminale.

Gates ka deklaruar se, pavarësisht këtyre zbulimeve, marrëdhënia me Epstein nuk ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme as reputacionin e tij, as atë të fondacionit.

“Sa i përket aksesit tim tek udhëheqësit e qeverisë ose, gatishmërisë së gazetarëve për të më intervistuar, nuk shoh ndonjë rënie”, tha ai. Sipas tij, interesi për ekspertizën e Fondacionit Gates në uljen e vdekjeve të fëmijëve dhe eliminimin e malaries nuk është zvogëluar “aspak”.


Shtuar 15.09.2026 10:39

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom