Shqipëria do të zhvillojë katër takime të Nations League në fund të shtatorit dhe në ditët e para të tetorit. Në kuadër të këtyre ndeshjeve, trajneri Rolando Maran raportohet se ka dërguar rreth 50 ftesa për futbollistët që mund të jenë pjesë e skuadrës.
Të lidhura
None found
Edhe pse vetëm një pjesë e tyre do të përfshihen në grumbullimin përfundimtar, tekniku italian synon të krijojë një ide sa më të plotë për grupin e lojtarëve, pasi është ende në fillimet e aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare.

Sipas “Top Channel”, në listën e Maranit janë përfshirë edhe tre futbollistë të Dinamos. Naser Aliji, i cili prej disa vitesh është pjesë e kuqezinjve, shoqërohet nga dy emra që pritet të jenë risi: Ysni Ismaili dhe Klevi Qefalija.
Ismaili, mbrojtës i krahut të djathtë, dhe Qefalija, mesfushor, kanë spikatur me paraqitjet e tyre te Dinamo, ku janë titullarë të padiskutueshëm nën drejtimin e Ilir Dajës. Ndërkohë, një tjetër emër i ri i paralajmëruar prej kohësh është sulmuesi i Hearts, Sabah Kerjota.
Ndeshjet e Shqipërisë në Nations League janë programuar si më poshtë:
26 shtator, ora 20:45 – Shqipëri-Bjellorusi
29 shtator, ora 20:45 – San Marino-Shqipëri
3 tetor, ora 15:00 – Finlandë-Shqipëri
6 tetor, ora 20:45 – Shqipëri-San Marino
