Danimarka ka denoncuar një incident të ri që ka shtuar tensionet, duke akuzuar një fregatë ruse për lëshimin e dy raketave sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve në Kopenhagë, ngjarja është regjistruar në ujëra ndërkombëtare. Reagimi danez ka qenë i ashpër, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se Moska “ka kaluar çdo kufi”.
Incidenti ndodh në një periudhë kur vendet e NATO-s në krahun verior dhe lindor të Europës kanë forcuar vigjilencën për shkak të aktivitetit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.
Aleatët po monitorojnë me kujdes lëvizjet dhe incidentet në ajër e në det, pasi një përballje e drejtpërdrejtë mes forcave ruse dhe atyre të NATO-s mund të çojë në një përshkallëzim më të gjerë.
