Man United në ofensivë për mbrojtësin e Barcelonës, Carrick i vendosur për transferimin

Manchester United po përgatit një ofertë të re për të joshur mbrojtësin e Barcelonës, Eric Garcia, drejt “Old Trafford”, me premtimin e kushteve më të mira ekonomike.

Të lidhura

None found

Sipas El Nacional, bordi i klubit anglez është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për të plotësuar kërkesën e trajnerit Michael Carrick, i cili do të përforcojë repartin e mbrojtjes. Megjithatë, Barça nuk ka miratuar largimin e spanjollit, pasi së fundmi ia ka rinovuar kontratën deri në qershor 2031.

Interesimi i Carrick për lojtarin me 22 ndeshje ndërkombëtare buron nga polivalenca e tij. Garcia mund të vendoset si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në të djathtë.

29-vjeçari iu bashkua Barcelonës pa kosto në korrik 2021, ndërsa vlera e tij aktuale në treg, sipas Transfermarkt, është 40 milionë euro.

Megjithatë, drejtuesit katalanas pritet të vendosin një çmim prej 50 deri në 55 milionë euro për të hapur negociatat për shitjen e tij.

Plani i Manchester United po has në rezistencë të madhe nga Barcelona. Duke pasur një kontratë deri në 2031, klubi nuk është nën trysni financiare për ta shitur lojtarin në sezonin 2026/27, çka e bën më pak të mundshëm një kalim në janar.

Për më tepër, United nuk është i vetmi që e kërkon. Paris Saint-Germain po e monitoron gjithashtu gjendjen e mbrojtësit, teksa trajneri Luis Enrique po shqyrton mundësinë e afrimit të tij për të forcuar skuadrën.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom