Protesta e zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u përmbyll me thirrjet “Nesër më shumë”. Tubimi u mbajt në ditën e 107 të revoltës dhe përfshiu një marshim në disa prej rrugëve të Tiranës.
Ndalesa e parë e protestuesve ishte pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku ata shprehën mbështetjen për personat e ndaluar gjatë protestave.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të marshimit, një grup protestuesish u drejtua te Gjykata e Lartë dhe qëndroi aty për disa minuta. Lëvizja ndodhi një ditë përpara vendimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
