Tom Holland ngjitet në vendin e parë mes aktorëve me filmat me arkëtimet më të mëdha

Një sezon i jashtëzakonshëm në kinema ka mjaftuar që Tom Holland të marrë kryesimin e renditjes së aktorëve, filmat e të cilëve kanë sjellë të ardhurat më të larta në historinë e kinemasë.

Të lidhura

None found

Prodhimet ku ai ka interpretuar kanë grumbulluar në total 15.5 miliardë dollarë në tregun botëror, duke e vendosur përpara Zoe Saldana dhe Scarlett Johansson.

Holland, 30 vjeç, arriti këtë rezultat pas performancës së dy filmave të suksesshëm ku luan: “Spider-Man: Brand New Day” dhe “Avengers: Endgame” të Christopher Nolan. Të dhënat e publikuara nga Comicbook.com tregojnë se filmat e aktorit kanë siguruar së bashku 15.5 miliardë dollarë nga biletat.

Pas kësaj shifre, Zoe Saldana kalon në vendin e dytë me 15.46 miliardë dollarë, ndërsa Scarlett Johansson ndodhet pas saj me 15.40 miliardë dollarë.

Kontributin më të madh në këtë arritje e ka dhënë “Spider-Man: Brand New Day”, i cili ka arkëtuar rreth 2.45 miliardë dollarë në mbarë botën. Ndërkohë, “Avengers: Endgame” ka siguruar 1.68 miliardë dollarë, sipas shifrave të raportuara.

“Spider-Man, Brand New Day” është futur edhe në listën e filmave me arkëtimet më të larta të të gjitha kohërave. Në krye qëndron “Avatar” i vitit 2009 me 2.92 miliardë dollarë, i ndjekur nga “Avengers, Endgame” me 2.79 miliardë dollarë.

Në Shtetet e Bashkuara, filmi ka marrë më shumë se 935 milionë dollarë nga shitja e biletave. Për këtë rezultat, ai renditet menjëherë pas “Star Wars, Episode VII – The Force Awakens”, i cili në vitin 2015 arkëtoi 936 milionë dollarë në tregun amerikan.

Edhe “Odyssey” ka shënuar një ecuri rekord gjatë verës. Përveç “Avatar”, ai është i vetmi film që nuk është vazhdim apo ribërje dhe që ka kaluar 1 miliard dollarë të ardhura jashtë SHBA-së dhe Kanadasë.

Rezultati i “Spider-Man: Brand New Day” pritet të reflektohet edhe në të ardhurat personale të Tom Holland. Për rikthimin si Peter Parker, aktori është paguar 20 milionë dollarë, ndërsa bonusi i parashikuar në varësi të performancës në arkë mund ta rrisë ndjeshëm shumën përfundimtare.

Holland debutoi si Spider-Man në vitin 2016, në filmin “Captain America: Civil War”, për të cilin fitoi rreth 250 mijë dollarë. Një vit më pas, roli në “Spider-Man: Homecoming” i solli rreth 500 mijë dollarë.

Me kalimin e kohës, pagesat e aktorit u rritën ndjeshëm. Në “Spider-Man: Far From Home”, të publikuar në vitin 2019, ai u pagua rreth 4 milionë dollarë, ndërsa për “Spider-Man: No Way Home”, në vitin 2021, mori 10 milionë dollarë.

Ngjitja e shpejtë e Holland në industrinë e filmit ka bërë që një figurë e Hollywood-it ta krahasojë me Robert Downey Jr. Sipas këtij vlerësimi, Holland po shfaqet si një version i ri i aktorit që u kthye në një prej yjeve më të paguar të Marvel.

Për filmin e parë “Iron Man”, në vitin 2008, Downey Jr. u pagua rreth 500 mijë dollarë. Vite më vonë, të ardhurat e tij u rritën në dhjetëra milionë dollarë dhe kaluan 100 milionë dollarë të kombinuara për interpretimet në “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”.

Pas suksesit të fundit në ekranin e madh, Tom Holland mban tashmë vendin e parë në klasifikimin e aktorëve, filmat e të cilëve kanë prodhuar arkëtimet më të larta në historinë e kinemasë botërore.


Shtuar 14.09.2026 19:02

sultanbeyli escortiptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom