Kriza institucionale në Kosovë/ BE: Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për Kuvendin dhe Qeverinë

Bashkimi Evropian ka reaguar pas zhvillimeve të së dielës në Kosovë, kur u konstituua Kuvendi dhe u votua Qeveria e re, duke theksuar se interpretimi i ligjshmërisë së këtyre hapave i takon Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Të lidhura

None found

Sipas zëdhënësit, Kosova ka nevojë për institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

BE-ja konfirmoi gjithashtu se është e informuar për ankesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse vendimet për Kuvendin dhe Qeverinë janë në përputhje me Kushtetutën, duke përsëritur se vendimi për këtë çështje i takon gjykatës më të lartë në vend.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme ndaj Kuvendit të ri. Partia kërkon që kjo masë të jetë në fuqi deri në përfundimin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së konstituimit.

Ankesa u dorëzua të hënën në mëngjes nga deputetët Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, në emër të PDK-së.

Pas paraqitjes së kërkesës, Tahiri u shpreh para mediave se fillimisht duhet të merret një masë e përkohshme, “në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata më të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Përfaqësuesit e PDK-së pretendojnë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila ndodhet në pushtet, ka shkelur afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Sipas tyre, është shkelur edhe rregulli që parashikon thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në përfundimin e procesit të konstituimit.

Një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026.

Seanca konstituive u zhvillua të dielën, më 13 shtator. Gjatë saj u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, komunitetit serb dhe pakicave joserbe. Kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli Kuvendin të konstituuar edhe pse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, forcës së dytë politike në vend.

Disa orë pas kësaj seance, deputetët votuan Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Në seancën e jashtëzakonshme morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të komuniteteve joshumicë, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca e bojkotuan atë.

PDK-ja, e cila mungoi edhe në seancën konstituive, kishte tërhequr më herët kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, pasi LVV-ja nuk e kishte mbështetur atë në seancën e 11 shtatorit. Më pas, LVV-ja deklaroi se do ta votonte Çitakun, por PDK-ja nuk u paraqit në seancë.

Më 11 shtator ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e LVV-së, ndërsa Albulena Haxhiu ishte votuar në krye të Kuvendit gjatë seancës së mëparshme, më 9 shtator.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom