Edon Zhegrova rrezikoi të mos aktivizohej fare gjatë sezonit 2026/27, pasi Luciano Spalletti kishte menduar ta linte futbollistin në tribunë.
Juventusi u përpoq deri në ditët e fundit ta transferonte yllin e Kosovës, duke e ofruar te disa skuadra, por marrëveshja mes tri palëve nuk u arrit. Si pasojë, Zhegrova mbeti në Torino.
Të lidhura
None found
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajneri Spalletti ishte i bindur se nuk llogariste më te Zhegrova dhe kishte shqyrtuar edhe mundësinë e përjashtimit të tij.
“Spalletti mendoi ta linte Zhegrovën në tribunë që në fillim të shtatorit, duke mos e përfshirë në asnjë listë dhe duke e mbajtur jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit”, deklaroi Romano.
“Zhegrova ishte në shitje deri në javën e parë të shtatorit, por asgjë nuk u konkretizua. Ai qëndroi, ndonëse u la jashtë listës së Ligës së Evropës”, shtoi gazetari.
Megjithatë, Zhegrova u shfaq vendimtar në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos, ku shënoi dy gola të bukur kundër Aro Muric.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Spallettit ndaj tij dhe nëse trajneri do t’i ofrojë më shumë minuta në kampionatin italian.
