Një 97-vjeçare ka humbur jetën në provincën e Padovës, ndërsa dhëndri i saj 70-vjeçar dyshohet se është përgjegjës për vrasjen. Të dy jetonin në të njëjtën banesë.
Të lidhura
None found
E moshuara, e prekur nga disa probleme shëndetësore, merrej nën kujdesin e vajzës dhe bashkëshortit të saj. Në çastin kur ndodhi ngjarja, në shtëpi ndodheshin vetëm viktima dhe dhëndri.
Dyshimet e para të hetuesve janë se burri i ka vendosur një qese plastike në kokë 97-vjeçares dhe e ka mbytur, pasi ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas raportimit të ngjarjes, në banesë shkuan karabinierët së bashku me prokurorin Marco Brusegan. Autoritetet nisën verifikimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe shkaqet e krimit.
70-vjeçari është arrestuar dhe pritet të transferohet në burg. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurat ligjore lidhur me rastin.
