Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e re të Qeverisë, duke prezantuar emrat e ministrave dhe zëvendëskryeministrave që do të udhëheqin dikasteret ekzekutive.
Të lidhura
None found
Glauk Konjufca është propozuar si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ndërkohë, Donika Gërvalla do të mbajë postin e zëvendëskryeministres së dytë dhe atë të ministres së Drejtësisë.
Detyra e zëvendëskryeministrit për çështjet e pakicave dhe bashkëpunimin i është ngarkuar Fikrim Damkës.
Kabineti i ri qeveritar do të përbëhet nga këta ministra:
Hekuran Murati, ministër i Financave
Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme
Lulëzon Jagxhiu, ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë
Hajrullah Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës
Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani, ministër i Sportit dhe Rinisë
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Armend Muja, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Dimal Basha, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari, ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit
Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë
Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim
Rasim Demiri, ministër për Zhvillim Rajonal
