Lushaku-Sadriu: Vullneti politik mundëson krijimin e institucioneve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, vlerësoi se konstituimi i Kuvendit është dëshmi se institucionet mund të krijohen kur subjektet parlamentare tregojnë vullnet politik.

Të lidhura

None found

Sipas saj, LDK-ja mori pjesë në seancën konstituive pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin e saj. Në këtë seancë u votua edhe kandidati i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, Kujtim Shala.

Lushaku-Sadriu tha se vonesat e deritanishme kanë ardhur si pasojë e mungesës së vullnetit politik nga grupi i parë parlamentar. Ajo kujtoi se në seancën e kaluar LDK-ja kishte kërkuar që partive politike t’u njihej e drejta për të propozuar kandidatët e tyre për nënkryetarë. Pas ndryshimit të qëndrimit, LDK-ja iu bashkua seancës dhe propozimi i saj për nënkryetar u miratua, duke kontribuar kështu në formimin e institucioneve të vendit.

Deputetja bëri të ditur se qëndrimi i LDK-së kishte qenë që të shfrytëzoheshin deri në fund dialogu dhe mundësia për dorëzimin e propozimeve. Ndërkohë, ajo tha se PDK-ja ka dalë me një qëndrim të ri politik.

Lushaku-Sadriu e cilësoi situatën si të re, pasi deri tani nuk kishte pasur vullnet për votimin e nënkryetarëve dhe partive nuk u ishte njohur e drejta për të bërë propozime. Ajo theksoi se kandidati i grupit të dytë parlamentar nuk ishte votuar dhe se kjo kishte krijuar të njëjtën logjikë për vazhdimin e procesit. Sipas saj, LDK-ja u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare që të përdorin të drejtën e dialogut dhe të paraqesin propozimet e tyre. Ajo shtoi se PDK-ja ka vendosur të mos marrë pjesë në seancë dhe se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa LDK-ja do të kontribuojë në sqarimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së institucioneve.


Shtuar 13.09.2026 11:35

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis