Reforma Territoriale, Rama në Gjirokastër: Çdo qytet do të ketë drejtuesin dhe përfaqësuesit e vet

Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook pamje nga takimi informues për Reformën Territoriale me bashkitë e Qarkut Gjirokastër.

Gjatë takimit të zhvilluar sot u diskutua mbi një organizim më funksional të qeverisjes vendore, si edhe për një përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qyteteve në këshillat bashkiakë.

Të lidhura

None found

Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e riorganizimit të njësive administrative dhe të përqendrimit më racional të funksioneve në nivel vendor.

“Synimi është që disa funksione, të cilat nuk arrijnë t’i përmbushin bashkitë e vogla dhe që paraqesin vështirësi edhe për bashkitë e mëdha, të përqendrohen në mënyrë më racionale. Në ndryshim nga situata aktuale, çdo qytet do të ketë drejtuesin e tij, i cili do të jetë edhe nënkryetar i bashkisë. Qytetet do të kenë përfaqësuesit e tyre në këshillin bashkiak dhe këshilli do të ndahet me kuota. Jam plotësisht dakord se njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet dhe nuk kryejnë detyrat që duhet të përmbushin, edhe pse janë të parat që duhet ta bëjnë këtë”, deklaroi Rama.

“Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet Libohovë–Gjirokastër, Memaliaj–Tepelenë dhe Këlcyrë–Përmet, në funksion të forcimit ekonomik e social të komuniteteve, racionalizimit të burimeve njerëzore në nivel vendor dhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkroi Rama krahas pamjeve të takimit.


Shtuar 12.09.2026 18:47

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel