Richard Grenell ka deklaruar se Gjykata e Hagës do të shpallë më 16 shtator aktgjykimin për çështjen e Jack Smithit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Të lidhura
None found
Sipas emisarit amerikan, Thaçi u arrestua nga Smithi në kohën kur po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar me të dhe për të nënshkruar, në Zyrën Ovale, marrëveshjen me Presidentin Trump.
Grenell pretendon se të gjitha çështjet e Jack Smithit në Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar pa sukses dhe se procedura ndaj Thaçit është e vetmja që atij i ka mbetur në Evropë.
Në reagimin e tij, ai ka theksuar se Hashim Thaçi ndodhet në burg prej 6 vjetësh, që nga arrestimi i tij si President në detyrë i Kosovës. Sipas Grenellit, Thaçi po udhëtonte drejt Uashingtonit, D.C., për të zhvilluar bisedimet përfundimtare me Presidentin Trump lidhur me marrëveshjen në Zyrën Ovale, e cila synonte normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka thënë gjithashtu se në Hagë kanë dëshmuar edhe demokratë amerikanë në favor të Thaçit. Ai pretendon se ata kanë deklaruar nën betim se akuzat e Jack Smithit ishin krejtësisht të pavërteta.
Sipas tij, Thaçi gëzon mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kundërshtimi ndaj Jack Smithit është po ashtu i pranishëm në të dyja krahët politike.
Tash, ka shtuar Grenell, vendimi i 16 shtatorit mbetet në duart e Gjykatës së Hagës.
