Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për qeverisjen e tyre

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qytetarët po përballojnë sot pasojat e vendimeve dhe mënyrës së menaxhimit të krizës nga qeveritë e drejtuara më parë nga Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Të lidhura

None found

Duke komentuar deklaratat e Venko Filipçes për qeverisjen e Zaevit dhe Kovaçevskit, Mickoski tha se pjesa më e madhe e qytetarëve beson se një model i tillë qeverisjeje nuk duhet të përsëritet.

“Zoti mos e bëftë që Maqedonia të ketë sërish qeveri të tilla. Zoti mos e bëftë! Besoj se ky është edhe qëndrimi i shumicës së qytetarëve. Sot ne po paguajmë faturën e mënyrës se si ata u përballën me krizën, ndërsa ata dëgjojnë muzikën e yjeve në destinacione të shtrenjta ekzotike dhe udhëtojnë me jahte luksoze. Faturat e asaj kohe i paguajmë ne, pra ju, qytetarët”, u shpreh Mickoski.

Sipas tij, ish-drejtuesit e qeverisë nuk po përballen me përgjegjësinë për veprimet e tyre, por vazhdojnë t’i mbrojnë dhe t’i paraqesin si të drejta politikat e ndjekura.

“Më vjen keq që LSDM-ja po humbet edhe një herë mundësinë për t’u kërkuar falje qytetarëve për politikat e gabuara, kriminale, banditeske dhe antikombëtare të dy qeverive të drejtuara nga zoti Zaev dhe zoti Kovaçevski, të cilat LSDM-ja sot po i promovon dhe mbron. Në vend që të kërkojnë falje dhe të distancohen nga gjithçka që kanë bërë, ata vazhdojnë ta promovojnë atë”, deklaroi Mickoski.


Shtuar 12.09.2026 14:58

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel