Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar amortizimin dhe degradimin e rrjetit elektrik në vend.
Sipas tij, prej muajsh janë bërë thirrje për ndërhyrje në infrastrukturë, por shqetësimet e ngritura nuk janë marrë parasysh nga qeveria.
Të lidhura
None found
Korreshi e ka lidhur gjendjen e rënduar të rrjetit edhe me humbjen e jetëve të elektricistëve, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.
“Bilanc lufte, humbje jetësh njerëzish për shkak të rrjetit elektrik demode. Kemi kaq muaj që bëjmë thirrje për rrjetin e degraduar, por çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër, nga arroganca e qeverisë, sidomos e Karakaçit”, u shpreh Korreshi.
Deputeti demokrat kërkoi që problematikat e infrastrukturës elektrike të marrin më shumë vëmendje, si edhe të merren masa për garantimin e sigurisë së punonjësve që operojnë në rrjet.
