Shqipëria do të zhvillojë katër takime të Nations League gjatë muajve shtator dhe tetor, ndërsa trajneri Rolando Maran ka nisur të formësojë listën e lojtarëve që pritet të grumbullojë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, në këtë seri ndeshjesh Kombëtarja do të ketë një mungesë të rëndësishme. Sipas “Top Channel”, Thomas Strakosha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit dhe do të mungojë në të katërja përballjet e Ligës së Kombeve.
Mungesa e portierit kryesor përbën një goditje të fortë për kuqezinjtë. Mbetet për t’u parë nëse vendin e titullarit do ta marrë Alen Sherri apo njëri prej portierëve të Superiores, Mario Dajsinani dhe Pano Qirko.
NDESHJET E KOMBËTARES:
26 shtator / Shqipëri–Bjellorusi
29 shtator / San Marino–Shqipëri
3 tetor / Finlandë–Shqipëri
6 tetor / Shqipëri–San Marino
