Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, Bashkia Selenicë, (Vlorë), ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.
Të lidhura
None found
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ndërsa në vendngjarje janë nisur shërbimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.
