Wesley Sneijder nxjerr në ankand disa nga kujtimet më të rëndësishme të karrierës

Wesley Sneijder ka vendosur të shesë disa prej objekteve më të çmuara që lidhen me periudhën e tij me Kombëtaren e Holandës.

Të lidhura

None found

Mes tyre janë Topi i Argjendtë i fituar në Kupën e Botës 2010 dhe medalja e bronztë e marrë në Botërorin e Brazilit, katër vite më vonë.

Gjatë turneut të vitit 2010, Sneijder ishte një prej lojtarëve kryesorë të përfaqësueses holandeze. Ai realizoi pesë gola dhe u vlerësua si futbollisti i dytë më i mirë i kompeticionit, duke fituar Topin e Argjendtë. Holanda arriti në finale, por u mposht nga Spanja pas golit të Andrés Iniestas në kohën shtesë.

Edhe medalja e bronztë e Kupës së Botës 2014 është pjesë e objekteve të nxjerra në shitje. Në ndeshjen për vendin e tretë, Holanda mundi Brazilin me rezultatin 3-0, ndërsa Sneijder ishte pjesë e skuadrës.

Dy kujtimet sportive janë publikuar në platformën “Match Worn Shirt”, si pjesë e një koleksioni të veçantë të titulluar “koleksioni i legjendave”.

“Janë objekte që janë shumë të dashura për mua. Mendoj se është shumë mirë që mund t’i ndaj këto momente me tifozët e futbollit dhe koleksionistët që e vlerësojnë vërtet historinë që fshihet pas këtyre objekteve”, ka deklaruar Sneijder.

Sneijder konsiderohet një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së futbollit holandez.

Me fanellën e “Tulipanëve”, ai luajti 134 ndeshje dhe shënoi 31 gola. Karrierën e tij e pasuroi gjithashtu me trofe të shumtë në nivel klubesh.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel