Detajet, çfarë presin socialistët nga Asambleja e 14 nëntorit. Rama, ndryshime në qeveri si në 2023?

Teksa protestat e muajve të fundit kulmuar nga ato të dhunshmet të Tetorit, kanë prodhuar shpenzimin e shumë energjive nga maxhoranca qeverisë, kryesocialisti Edi Rama po diskuton me bashkëpunëtorët e tij, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS.

Burime nga Partia Socialiste i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se është në diskutim mbledhja e Asamblesë më 14 nëntor. Megjithatë, në ditët në vijim pritet konfirmimi i kësaj date dhe njoftimi i të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së.

Të lidhura

None found

Por çfarë mund të prodhojë kjo asamble e mundshme e 14 nëntorit?

Gazetari Muhamed Veliu rendit çështjet kryesore që pritet të jenë objekt diskutimi nga kryesocialisti Edi Rama.

Kjo do të jetë një asamble ku fokusi do të jetë në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit, përfshirë situatën me protestat, të cilat vazhdojnë, pavarësisht rënies së pjesëmarrjes.

Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.

Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend.

Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Erion Veliajt, tashmë të vendosur publikisht në një kurs të fortë përplasjeje me Edi Ramën pas transferimit në burgun e Fierit.

Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.

Asamblenë e shtatorit 2023, Edi Rama e përdori për të shpalosur ndryshimin e gjysmës së kabinetit të tij qeverisës.

Mbetet tërësisht ekskluzivitet i Ramës nëse do ta përdorë Asamblenë e 14 nëntorit për ndryshime thelbësore në kabinetin e tij të katërt, në një kohë kur qeveria po përballet me një mori shqetësimesh të ardhura nga protestat, për të cilat kryeministri thotë se i ka mbajtur shënim dhe po adresohen./Top Channel


Shtuar më 5.11.2026 20:31

Tags: ,
dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet