Shpërthen një magazinë armësh në Bullgari, rasti i dytë i ngjashëm brenda disa javësh

Një shpërthim shkaktoi një zjarr të përmasave të mëdha në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, gjatë mbrëmjes së së premtes. Autoritetet lokale bënë të ditur se ngjarja nuk ka shkaktuar të lënduar.

Të lidhura

None found

Incidenti u raportua pranë fshatit Tsareva Livada dhe përbën rastin e dytë të ngjashëm në një objekt të lidhur me municionet brenda pak javësh.

Sipas raportimeve të mediave vendase, zjarri ka nisur në një prej objekteve të kompanisë bullgare të tregtimit të armëve EMCO. Një shpërthim në një tjetër objekt të së njëjtës kompani ishte regjistruar edhe muajin e kaluar.

“Për momentin, zjarri ndodhet në zonën e magazinave të fabrikës. Ai po përhapet nga një magazinë në tjetrën”, deklaroi në orët e para të mëngjesit për mediat guvernatorja e qarkut Gabrovo, Kristina Sidorova.

EMCO është në pronësi të tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev. Prokurorët bullgarë kanë deklaruar më herët se objektet e kompanisë mund të jenë sulmuar nga agjentë rusë.

Bullgaria lëshoi në vitin 2024 urdhër-arreste për gjashtë shtetas rusë, të cilët dyshohen se kanë pasur rol në shpërthimet dhe shkatërrimin e magazinave të armëve të EMCO-së. Në këto ambiente mbaheshin municione të destinuara për eksport drejt Ukrainës dhe Gjeorgjisë gjatë periudhës 2011-2020.

Shpërthimet e mëparshme në depot e municioneve janë lidhur nga prokurorët bullgarë me një përpjekje për helmimin e Emilian Gebrev në vitin 2015, si dhe me shpërthimet e vitit 2014 në magazinat e municioneve në Republikën Çeke.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në këto ngjarje. Ndërkohë, autoritetet bullgare po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe për të nxjerrë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.


Shtuar 12.09.2026 10:19

sultanbeyli escortiptvonwincratosroyalbetjojobetromabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetsekabet güncel girişsahabetligobetcasinofastonwinjojobetroketbet girişslot siteleriHoliganbetJojobetroketbetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel