Princesha Astrid, motra e mbretit të ndjerë Harald V të Norvegjisë, u nda nga jeta sot në moshën 94-vjeçare, dy javë pas vdekjes së vëllait të saj. Lajmi u bë i ditur nga Pallati Mbretëror në Oslo.
Të lidhura
None found
“Princesha ndërroi jetë sot, të premten, më 11 shtator, në moshën 94 vjeçare”, thuhet në deklaratën e Pallatit.
Astrid mori pjesë të mërkurën në ceremoninë mortore të Haraldit, ku u shfaq në një karrige me rrota. Mbreti kishte vdekur më 28 gusht, në moshën 89 vjeçare.
Vitet e fundit, daljet e princeshës në publik ishin rralluar ndjeshëm.
Në muajin gusht, asaj, njësoj si vëllait të saj, iu vendos një stimulues kardiak.
Astrid ishte fëmija i fundit i mbretit Olaf V, i cili mori fronin në vitin 1957 dhe e mbajti atë deri në vitin 1991.
