Nga Al-Kaeda te sulmet individuale dhe teknologjitë e reja: si ka evoluar terrorizmi pas 11 Shtatorit

Njëzet e pesë vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, kërcënimi terrorist nuk paraqitet më në të njëjtën formë si atëherë.

Të lidhura

None found

Rreziku, i cili dikur vinte kryesisht nga organizata të mëdha me udhëheqje të përcaktuar, kampe stërvitore dhe struktura të mirëorganizuara, është zhvendosur gjithnjë e më tepër te individët e radikalizuar në internet, grupet pa një qendër të vetme dhe teknologjitë moderne.

Një shembull domethënës i këtij ndryshimi, sipas REL, është rasti i Farhad N., një afgan 25-vjeçar, identiteti i plotë i të cilit nuk është bërë publik.

Kur militantët e Al-Kaedës, nën drejtimin e Osama Bin Ladenit, rrëmbyen avionët e pasagjerëve dhe përplasën dy prej tyre me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, më 11 shtator 2001, ai ishte vetëm disa muajsh.

Sulmet shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve dhe shënuan fillimin e një periudhe të re në luftën kundër terrorizmit. Një çerek shekulli më vonë, Farhad N. u dënua me burgim të përjetshëm në Gjermani, pasi drejtoi një automjet drejt një turme në Mynih.

Dy persona mbetën të vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Hetimet nuk zbuluan lidhje të drejtpërdrejtë të 25-vjeçarit me ndonjë organizatë terroriste. Ai ishte radikalizuar përmes internetit dhe sulmin e kishte kryer me nismën e vet.

Ky rast pasqyron një prej karakteristikave kryesore të terrorizmit bashkëkohor: sulmet që dikur planifikoheshin dhe zbatoheshin nga organizata të mëdha, sot mund të ndërmerren nga individë të veçantë.

Pas 11 Shtatorit, Shtetet e Bashkuara rrëzuan regjimin taliban dhe dëmtuan rëndë udhëheqjen e Al-Kaedës. Megjithatë, organizata nuk u zhduk.

Ajo ndryshoi mënyrën e funksionimit, duke kaluar nga një strukturë e përqendruar te lideri në një rrjet më të shpërndarë, me degë të vendosura në vende të ndryshme të botës.

“Dikur do t’i quanim aktorë të vetmuar apo ‘ujqër të vetmuar’. Kjo është e ardhmja”, shprehet një ish-diplomat amerikan me përvojë shumëvjeçare në luftën kundër terrorizmit.

Ai paralajmëron për ndikimin e propagandës në internet dhe thekson se dronët, inteligjenca artificiale dhe mediat sociale, teknologji që nuk ekzistonin 25 vjet më parë, po krijojnë sot një mjedis krejt të ri dhe më të rrezikshëm.


Shtuar 11.09.2026 13:19

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş