Nga Turqia vjen një “bombë”: tre herë fituesi i Champions League në bisedime me Trabzonspor, mundësi ideale për Muçin

Trabzonspor po kërkon pasardhësin e Fatih Tekkes në pankinë dhe në Turqi raportohet se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa rrugë, ku një prej tyre mund të sjellë një lëvizje të beftë.

Të lidhura

None found

Mediet vendase, përfshirë “TumSpor”, kanë zbuluar se emri i Pep Guardiolës është vënë në qendër të diskutimeve. Trajneri spanjoll, i cili u nda nga Manchester City në sezonin e fundit, ende nuk ka marrë një ekip të ri dhe po analizon me kujdes projektet që i ofrohen. Disa muaj më parë qarkulluan zëra për një kalim të mundshëm në kombëtaren e Italisë, por bisedimet përfunduan ndryshe dhe Guardiola e refuzoi atë ofertë.

Sipas së njëjtës media, fituesit të Champions League me Manchester Cityn dhe Barcelonën i është paraqitur një kontratë shumë e leverdishme, edhe pse nuk janë bërë publike detajet. Zyrtarët e klubit turk thuhet se mbajnë kontakte të shpeshta me agjentët e trajnerit spanjoll.

Nëse Guardiola do të ulej në stolin e Trabzonsporit, për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, do të ishte një rast i jashtëzakonshëm që të shpërthente nën drejtimin e një trajneri të nivelit elitar.

Përveç kësaj, për Guardiolën nuk do të kishte vështirësi përsa i përket formacionit, pasi prania e një ylli si Salah në sulm dhe e pjesës tjetër të grupit do t’i jepte mundësinë të hapte një tjetër kapitull të suksesshëm në Superligën turke.


sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis