Abdixhiku: Aleanca strategjike me SHBA-në, themelore për sigurinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim me një delegacion prej 14 përfaqësuesish të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë pjesë e programit “Balkans Forward Congressional Fellowship” të Atlantic Council.

Biseda u përqendrua te situata aktuale në Kosovë, perspektiva euroatlantike e vendit dhe zhvillimet e fundit që lidhen me sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Abdixhiku vuri në dukje peshën e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, duke e cilësuar atë si një bazë të rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.

Ai nënvizoi gjithashtu kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në historinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, ndërsa kërkoi që kjo marrëdhënie të thellohet më tej.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte rrugëtimi euroatlantik i Kosovës dhe i rajonit. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e një pranie dhe angazhimi të qëndrueshëm amerikan për ruajtjen e paqes, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Shtuar 9.09.2026 19:13

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetJojobet Giriş