Partizani B ka bërë publik formacionin e ri të stafit teknik për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë. Në krye të skuadrës do të jetë Alfred Deliallisi, i cili i ka dhënë fund bashkëpunimit me Korabin, ekip që militon në Kategorinë e Parë.
Të lidhura
None found
Deliallisi ka pasur më herët edhe drejtimin e Erzenit në Superiore. Krahas trajnerit të ri, klubi i kuq ka zyrtarizuar edhe anëtarët e tjerë të stafit që do të jenë pjesë e punës së përbashkët me të.
Ermal Serjani është emëruar zëvendëstrajner, ndërsa Besnik Malaj do të kujdeset për përgatitjen e portierëve. Përgatitja fizike e ekipit do t’i besohet Marlind Manushit.
