ARRU-ja u zgjat licencat tetë operatorëve të ujësjellësit për periudhën 2026-2031

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka miratuar rinovimin e licencave për shtatë kompanitë rajonale të ujësjellësit (KRU), si dhe për ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër-Lepenci” sh.a.

Të lidhura

None found

Licencat e reja do të jenë të vlefshme për pesë vjet, përkatësisht nga 11 shtatori 2026 deri më 10 shtator 2031.

Dokumentet u dorëzuan gjatë një ceremonie solemne kryeshefave ekzekutivë të operatorëve përkatës:

KRU “Prishtina” sh.a., Prishtinë;

KRU “Hidroregjioni Jugor” sh.a., Prizren;

KRU “Hidrodrini” sh.a., Pejë;

KRU “Gjakova” sh.a., Gjakovë;

KRU “Mitrovica” sh.a., Mitrovicë;

KRU “Bifurkacioni” sh.a., Ferizaj;

KRU “Hidromorava” sh.a., Gjilan;

N.H. “Ibër-Lepenci” sh.a., Prishtinë.

Gjatë ceremonisë, zëvendësdrejtori i ARRU-së, Abedin Azizi, vlerësoi angazhimin e kompanive në furnizimin e konsumatorëve me shërbime të ujit dhe bashkëpunimin e tyre në procesin e licencimit.

Ai tha se licencimi i ofruesve të shërbimeve të ujit përbën një ndër funksionet themelore të ARRU-së, pasi në këtë proces shqyrtohen dhe konfirmohen kapacitetet teknike, financiare dhe menaxheriale të kompanive.

Sipas Azizit, licenca përcakton përgjegjësitë ligjore dhe rregullatore të operatorëve, shërbimet që ata lejohen të ofrojnë, territorin ku veprojnë dhe rregullat që duhet të respektojnë gjatë operimit.

“Licenca e shërbimit është përgjegjësi dhe detyrim për ju që të ofroni shërbime cilësore, efikase dhe të sigurta për të gjithë konsumatorët tuaj pa dallim, si dhe të kujdeseni për qëndrueshmërinë financiare të kompanive tuaja”, deklaroi Azizi.

Arsim Fetahu, kryeshef ekzekutiv i KRU “Prishtina”, foli në emër të bordit të drejtorëve të SHUKOS-it. Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të ARRU-së, si gjatë procedurës së licencimit, ashtu edhe në veprimtarinë e përditshme të kompanive.

Aktiviteti përfundoi me dorëzimin e licencave nga Abedin Azizi te kryeshefët ekzekutivë të KRU-ve dhe të N.H. “Ibër-Lepenci”.

ARRU-ja njoftoi se do të vijojë të mbështesë dhe të ndihmojë përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ujit në Kosovë.


Shtuar 9.09.2026 14:28

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet