Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar përplasjet lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, mosmarrëveshje që shkaktuan ndërprerjen e seancës konstituive.
Të lidhura
None found
Duke folur para gazetarëve, Zemaj deklaroi se situata e krijuar është rezultat i lojërave politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ajo që po ndodh është një lojë politike e Vetëvendosjes. Për ne, kjo është një situatë e njohur edhe nga e kaluara.
Kjo qasje politike, ky populizëm dhe kjo lojë e dyfishtë po bëhen bashkë me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq”, u shpreh deputeti.
