Thomas Strakosha nuk u përfshi në listën e AEK-ut të Athinës për përballjen e parë në Champions League, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike. Trajneri serb Marko Nikolic vendosi ta linte jashtë portierin, ndërsa skuadra greke fitoi 1-0 ndaj austriakëve të LASK.
Të lidhura
None found
Sipas medias greke “Sport24”, 31-vjeçari ka pësuar një thyerje në kyçin e dorës dhe do të ketë nevojë për një periudhë rikuperimi përpara se të rikthehet në aktivitet të plotë.
Strakosha pritet të qëndrojë jashtë deri në ndërprerjen e kampionateve europiane për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Për pasojë, ai nuk do të jetë i gatshëm për AEK-un në tre sfidat e ardhshme: ndaj Asteras Tripolis në transfertë, Panserraikos në shtëpi dhe Volos jashtë.
Rikthimi i portierit në fushë parashikohet në muajin tetor, kur AEK-u do të përballet me OFI-n në Superkupën e Greqisë. Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare pritet të luajë më 26 shtator kundër Bjellorusisë në “Air Albania”, në orën 20:45, si dhe ndaj San Marinos në transfertë, në të njëjtën orë.
