Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot në orën 11:00, me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit në rendin e ditës.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të siguruara nga media, Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit.
PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në seancë, por ende nuk janë mësuar emrat e kandidatëve të tyre për nënkryetarë.
Mënyra se si do të rrjedhë votimi, si dhe qëndrimet e PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera për kandidaturën e Haxhiut, pritet të bëhen të qarta gjatë zhvillimit të seancës.
Deputetët e kanë dhënë betimin, por procesi konstituiv mbeti i papërfunduar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, nuk e paraqiti kandidatin për kryeparlamentar.
