Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se një taksist 29-vjeçar nga Shkupi u arrestua mbrëmë, pasi akuzohet se grabiti një shtetas kinez gjatë një udhëtimi.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi më 8 shtator 2026, rreth orës 01:50, në territorin e Komunës së Aerodromit. I dyshuari, i identifikuar si A.K., e kishte marrë klientin J.T. (26) nga Kina me automjetin e tij privat të taksisë dhe e kishte dërguar në adresën e dëshiruar. Më pas, ai i kërkoi një shumë më të lartë se tarifa e zakonshme e transportit.
Kur i riu kinez nuk pranoi të paguante më tepër, A.K. e kërcënoi me një mjet të mprehtë dhe i mori paratë me forcë. Policia intervenuese e SPB Shkup ndërhyri shpejt dhe e ndaloi të dyshuarin në vendngjarje.
Pas përfundimit të procedurave hetimore, Njësia e Policisë së Aerodromit dhe Draçevës pranë SPB Shkup do të depozitojë kallëzim penal kundër A.K. për veprën penale “grabitje”, bazuar në nenin 237 të Kodit Penal.
