Skuadra e Dinamos ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri në repartin e prapavijës. Bëhet fjalë për Jonathan Ochiche, një qendërmbrojtës 20-vjeçar nga Nigeria, i cili vjen nga akademia Ikon Allah.
Trajneri Ilir Daja kishte shprehur prej kohësh nevojën për të shtuar një lojtar në këtë pozicion. Klubi kryeqytetas i dha përgjigje kësaj kërkese duke siguruar shërbimet e talentit afrikan.
Të lidhura
None found
Edhe pse Ochiche ndodhej prej disa javësh në orbitën e ekipeve të moshave të Dinamos, kalimi i tij zyrtar në skuadrën e parë u konfirmua vetëm sot. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në njoftimin e publikuar, Dinamo shpreh kënaqësinë për firmosjen e kontratës me lojtarin. “Jonathan Ochiche i bashkohet familjes sonë dhe nis një etapë të re të karrierës së tij me ngjyrat blu. Klubi i uron mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në komunikatë.
