Lavdërime për Mladiqin në Zveçan, mbishkrimet “Përjetësisht mirënjohës” ngrenë shqetësime

Në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës, janë vënë re mesazhe që lartësojnë figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladiq.

Të lidhura

None found

Pamjet e publikuara në grupe serbe të platformës Telegram shfaqin një mural me portretin e tij, i shoqëruar nga mbishkrimet “Zveçani përjetësisht mirënjohës” dhe “Qoftë e falënderuar nëna jote”.

Një tjetër grafit i dedikohet Mladiqit, duke iu referuar me titullin “gjeneral”. Këto fotografi janë shoqëruar në Telegram me thirrjen “Ruajeni Kosovën”, ndërsa një prej postimeve e lokalizon qartë vendngjarjen në Zveçan.

“Gjeneral, përshëndetja e fundit. Mesazh për terroristët: të gjithë jemi ushtarët e Ratkos”, shkruhej në njërin nga postimet.

Ratko Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin e Srebrenicës, si dhe për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje dhe Hercegovinë.


Shtuar 8.09.2026 10:25

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş