Shqipëria do të zhvillojë në fund të shtatorit dy takime në kuadër të Nations League, ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos. Në këtë periudhë, trajneri Rolando Maran po përcakton emrat që do të përfshijë në listën e ardhshme të Kombëtares.
Të lidhura
None found
Mes lojtarëve, pjesëmarrja e të cilit ishte vënë në pikëpyetje për shkak të një dëmtimi ishte edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi 31-vjeçar nuk u aktivizua në dy ndeshjet e fundit të Austin FC në kampionat, por situata e tij nuk paraqet arsye për alarm.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Newsport.al”, gjendja e futbollistit kuqezi është stabile. Uzuni pritet të rikthehet në stërvitje me klubin amerikan brenda katër ditësh, ndërsa procesi i rikuperimit po zhvillohet me ritme të shpejta dhe dëmtimi tashmë po lihet pas.
Rikthimi i tij përbën një lajm pozitiv edhe për trajnerin e Shqipërisë, pasi beratasi konsiderohet një prej elementëve kryesorë të repartit ofensiv. Gjatë Kupës në SHBA, Uzuni spikati me paraqitjet e tij, duke shënuar 4 gola dhe dhënë një asist në 3 ndeshje, rezultat që i siguroi edhe “Këpucën e Artë”.
