Nuk dorëzohem”/ Merz paralajmëron ndryshime në Gjermani pas humbjes së CDU-së: Javët e muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë

Friedrich Merz, kryetar i CDU-së dhe kancelar federal i Gjermanisë, ka paralajmëruar pasoja pas rezultatit të dobët të partisë së tij dhe fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt.

Të lidhura

None found

Pas një takimi urgjent me drejtuesit e CDU-së në Berlin, Merz e përshkroi humbjen si tronditëse dhe la të kuptohej se partia nuk mund të vijojë sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

“Të gjithë jemi thellësisht të tronditur. Nuk e kishim pritur këtë në këtë formë. Rezultati duhet pranuar natyrisht, pasi këto janë rregullat e demokracisë. Por me ditën e djeshme nuk ka ndryshuar vetëm Saksoni-Anhalti, por e gjithë Gjermania. Kjo është humbja më e rëndë zgjedhore që CDU-ja ka pësuar prej vitesh, madje prej dekadash. Kjo natyrisht do të duhet të ketë pasoja”, tha Merz.

Kancelari nënvizoi se CDU-ja duhet të nxjerrë përfundime nga votimi, i cili ka shkaktuar reagime të forta në vend dhe brenda vetë partisë. Ai premtoi se do t’i përgjigjet me seriozitet situatës, duke pranuar se rezultati e prek edhe në planin personal.

“Institucionet tona janë të forta dhe të qëndrueshme. Kushtetuta gjermane e mbron dhe garanton këtë rend, dhe qeveria federale që unë drejtoj do të sigurojë që Kushtetuta të zbatohet. Ky mesazh vlen edhe për miqtë tanë në Evropë dhe në të gjithë botën. Ne e dimë se Gjermania, për shkak të historisë së saj, mban një përgjegjësi të veçantë. Gjermania do të ruajë gjithmonë lidhjen e saj të fortë me Evropën”, u shpreh kancelari gjerman, Friedrich Merz.

Pavarësisht performancës së dobët të CDU-së në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt, Merz nuk po mendon të marrë masa personale ndaj vetes.

“Dorëzimi nuk është një opsion për mua. Të gjithë së bashku duhet të bëhemi më të mirë. Dhe po kërkoj mënyra se si mund ta arrijmë këtë. Bëhet fjalë që edhe brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në liri, paqe dhe siguri. Dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të largohem. Në javët dhe muajt e ardhshëm do të përpiqem ta bëj ndryshe politikën, ta bëj më mirë. Bindjet e mia themelore nuk ndryshojnë”, deklaroi Merz.

Merz kishte premtuar më herët se do ta përgjysmonte rezultatin e AfD-së, ndërsa zgjedhjet në Saksoni-Anhalt sollën përgjysmimin e mbështetjes për CDU-në e tij. Kjo ka shtuar presionin mbi kancelarin.

Alternativa për Gjermani (AFD), parti e ekstremit të djathtë, fitoi me diferencë të madhe zgjedhjet për parlamentin rajonal të Saksoni-Anhaltit, megjithëse nuk siguroi shumicën absolute. CDU-ja u rendit e dyta, duke regjistruar një rënie të ndjeshme.


Shtuar 7.09.2026 18:07

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet