Hansi Flick ka regjistruar një tjetër sukses në drejtimin e Barcelonës, pas triumfit të thellë 5-0 ndaj Valencias.
Të lidhura
None found
Fitorja e arritur në Mestalla i dha katalanasve një start ideal në sezonin e ri të La Ligës, ndërsa trajneri gjerman vendosi një rekord të ri në historinë e klubit.
Në 80 ndeshjet e para në kampionat si drejtues i Barcelonës, Flick ka siguruar 63 fitore, duke lënë pas çdo trajner tjetër të skuadrës në këtë etapë.
Para tij renditet Luis Enrique me 62 fitore në 80 takimet e para të La Ligës, ndërsa Pep Guardiola kishte arritur 61 triumfe.
Rezultati ndaj Valencias i dha Barcelonës edhe diferencën më të mirë të golave pas katër javëve të para të kampionatit.
Ekipi i Flick ka realizuar 17 gola dhe ka pësuar vetëm dy, duke krijuar një bilanc prej +15.
Kjo shifër përfaqëson nisjen e dytë më të mirë të Real Madridit në historinë e La Ligës. Rekordi absolut vazhdon t’i përkasë skuadrës madrilene të sezonit 1987/88, e cila regjistroi diferencën +20.
Barcelona nën drejtimin e Flick po vijon të bindë me paraqitjet dhe rezultatet, ndërsa trajneri gjerman po ndërton një trashëgimi gjithnjë e më të rëndësishme në klub.
