EMRI/ Preu damarët që të arratiseshin me sukses Çekaj e Pjetri, kush është i dënuari për prostitucion

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa për arratisje nga 313 në Tiranë e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Ndërkohë që dy të lartpërmendurit po tentonit të largoheshin, i dënuari Lulëzim Çepele ka prerë damarët që të shpërqëndrojë vëmendjen dhe të arrihet në sukses plani i arratisjes.

Lulëzim Çepele, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” ëshë personi që preu damarët një ditë më parë në burgun “313”, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen dhe Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri të mund të arratiseshin.

Mësohet se Çepele ka qenë edhe subjekt i OFL-së. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Operacioni Forca e Ligjit trokiti në derën e Çepeles për të marrë me shkrim justifikimin e pasurisë së ngritur prej tij.

Ndërsa një ditë më parë, Çepele u sakrifikua për shokët. Ai preu damarët që duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë.

Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes dhe janë hedhur duke përdorur litarin e rijuar nga vetë ata. Por gjithçka dështoi kur zbritën në katin e parë dhe u pikasën nga një prej gardianëve. Tashmë janë izoluar për 90 ditë. /albeu.com/

 


Shtuar 9.08.2021 14:05